Thirrja e tretë për përkrahje

Programi Kultura për Ndryshim hap thirrjen e tretë për përkrahje të nismave kulturore dhe artistëve në Kosovë. Të drejtë për të aplikuar kanë organizatat kulturore të bazuara dhe regjistruara në Kosovë, rrjetet kulturore jo-formale si dhe artistët individualë.
Shuma maksimale e përkrahjes për këtë thirrje është 4,000 EUR.
Në web faqen e Qendra Multimedia: http://qendra.org/culture-for-change/projekti/ mund të gjeni dokumentet e përditësuara (Formën për aplikim, formën e buxhetit si dhe udhëzuesin e përditësuar për aplikim).
Afati i fundit për të aplikuar është më 17 qershor 2020 në ora 00:00. Aplikimet bëhen në adresën: [email protected]
Programi Kultura për Ndryshim financohet nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut.