Premiera: 13 shkurt 2007, ora 20:00
Vendi: Shtypshkronja “Rilindja” – Prishtinë, Kosovë
Shfaqja e njëjtë në ditët e tjera: më 14 dhe 15 shkurt, ora 20:00.
Koncepti artistik dhe regjia: Markus Zohner / Dramaturgu: Jeton Neziraj / Koreografia: Lucía Baumgartner / Kompozitori: Gabriele Marangoni / Përkthyes dhe bashkëpunëtor artistik: Shota Bukoshi / Producent ekzekutiv: Arben Zharku / Fotograf: Christophe Quirion / Drejtor teknik dhe dizajn i ndriçimit: Martin Wieser / Asistent teknik: Skender Latifi / Asistente personale e z. Markus Zohner: Nora Jentzsch / Organizator: Bekim Guri / Asistentë produksioni: Alban Makolli / Zoga Çeta / Video: FIZZO FILM / Lugano / Koncepti i hapësirës: Jacob Nassi / Përkthyes i shfaqjes: Blendi Kraja / Producentë: Jeton Neziraj / Markus Zohner / Aktorët: Shengyl Ismaili / Adriana Matoshi / Edona Reshitaj / Arben Zharku / Shkelzen Veseli / Vedat Haxhiislami / Adrijan Biba / Valltarja: Lucía Baumgartner / Muzikanti: Gabriele Marangoni
Shfaqje Teatrore
“The Last Supper” është një performancë e krijuar gjatë një projekti ndërkombëtar teatror të zhvilluar nga kompanitë teatrore zvicerane dhe kosovare. KOSOVO.BLOOD.THEATRE.PROJECT, i cili ka filluar në dhjetor të vitit 2006, ka prezantuar > ACTION 1 dhe > ACTION 2, të shfaqura në Prishtinë më 13 dhjetor 2006 dhe më 18 janar 2007.
“The Last Supper” është një performancë e frymëzuar nga kodi i vjetër shqiptar i quajtur “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Interesi ynë ishte të hulumtonim dhe të zhvillonim mënyrën se si ky kod ka kodifikuar marrëdhëniet që lidhen me hakmarrjen. “Para se të vrasësh vrasësin për të marrë hak, je i detyruar ta thërrasësh në emër. Pas vrasjes së tij, duhet ta kthesh trupin e tij me fytyrë nga qielli… Ditën kur e varrosin, duhet të darkosh me familjen e viktimës. Pasi të largohesh nga shtëpia e tyre, përsëri bëhesh shënjestër e hakmarrjes së familjes së vrasësit!”
Duke u nisur nga ky Kanun, shfaqja jonë shkon më tej dhe përpiqet në mënyrë të thellë të eksplorojë marrëdhëniet e sotme midis shqiptarëve dhe serbëve pas luftës në Kosovë. Është një performancë mbi hakmarrjen dhe faljen, mbi pyetjet e thella njerëzore që lindin pasi të gjitha vlerat morale, shoqërore dhe njerëzore janë shkatërruar nga lufta.
“THE LAST SUPPER” realizohet me kontributin e:
Fondacionit Kulturor Zviceran PRO HELVETIA, Cyrih; Konfederatës Zvicerane – Departamenti Federal i Punëve të Jashtme; Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kosovë; Programit Kulturor Zviceran Kosovë PRO HELVETIA, Prishtinë; SWISSCOY; HOLCIM; Qendrës Ndërkombëtare Olof Palme, Suedi. Gjithashtu falënderojmë për mbështetjen e tyre: Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, Shtypshkronjën “Rilindja” dhe Teatrin “Dodona”.