Autore: Dituri Neziri / Regjisor: Ben Apolloni / Aktorë: Fitore Broçi, Fjolla Nushi, Labinot Lajçi, Gani Rrahmani / Kostume & Skenografi: Albulena Borovci / Ndriçimi: Skender Latifi / Producentë: Arben Zharku, Visar Krusha.
30 korrik 2009, Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj”, Kaçanik, Kosovë
“Era, Bebushi dhe Xhemi Kaçadremi” është shfaqja më e re për fëmijë prodhuar nga Qendra për Zhvillimin e Teatrit për Fëmijë (Qendra Multimedia) dhe është financuar nga Art Venture dhe Olof Palme.
Era, një vajzë pesëvjeçare, i jeton e lumtur ditët e saj fëmijërore me prindërit. Problemet e saj fillojnë kur në familje vjen motra e saj e vogël, për të cilën Era fillimisht gëzohet, por më pas i duket sikur Bebushi po ia merr dashurinë e prindërve. Xhemi Kaçadremi, djaloshi nga përrallat, e ndihmon Erën ta përballojë situatën e re në familje dhe ta pranojë motrën e saj të vogël.
“Era, Bebushi dhe Xhemi Kaçadremi” e autores Dituri Neziri është një dramë e cila ka dalë nga punëtoria për shkrimtarë për drama për fëmijë, e organizuar nga Qendra për Zhvillimin e Teatrit për Fëmijë (Qendra Multimedia).