In Paradise Artists Can Fly

DIFFRACTION #1 / IN PARADISE ARTISTS CAN FLY / performancë muzikore post-dramatike

Koncepti dhe kompozimi: Gabriele Marangoni / Teksti: Jeton Neziraj / Ndërhyrje kritike: Anna Maria Monteverdi / Dirigjenti: Dario Garegnani / Soprano: Federica Napoletani / Violë: Susanna Tognella / Harmonikë: Ylenia Volpe / Perkusion: Komugi Matsukawa / Zëri dhe ndriçimi: Dargo Raimondi / Koordinatore për Kosovë: Lendita Idrizi / Bashkëpunëtor teknik: Denis Berisha / Foto: Elisabeth Wiegner / Prodhuar nga: Qendra Multimedia, Prishtinë

Premiera botërore: Teatri Adriana, Ferizaj (Kosovë), shtator 2014

 

“In Paradise Artists Can Fly” u krijua si një performancë muzikore eksperimentale nga shtatori deri në nëntor 2014, me artistë nga Kosova dhe Italia.

Premiera botërore u mbajt në Teatrin “Adriana” në Ferizaj (Kosovë), ndërsa shfaqje të tjera u prezantuan në qytete të ndryshme në Kosovë dhe në Itali.

IN PARADISE ARTISTS CAN FLY

“In Paradise Artists Can Fly” është një tekst post-dramatik i përbërë nga katër skena performative dhe muzikore, të cilat, brenda konceptit të “difraksionit”, gjenerojnë ndjesi, imazhe, tinguj dhe fjalë.

Teksti i shkruar i kësaj performance krijon një kornizë të re konteksti kur takohet me ritme muzikore, zë soprano, gjeste dhe elemente të tjera performative dhe muzikore. Në fakt, ky “kontekst i ri performativ” është eksperimental dhe rezultati final është përmbyllja e një procesi kërkimi dhe harmonizimi të gjithë arsenalit krijues në dispozicion: fjalëve, instrumenteve muzikore, trupave të muzikantëve/performuesve, zërit, hapësirës, imazheve dhe elementeve të tjera.

Duke mbledhur fjalë nga dy grupe të ndryshme përvojash dhe rrethanash, teksti synon të bëhet një shenjë që pasqyron dallimet mes një bote “që po lind” dhe një bote “që po plaket”. Çfarë lind dhe çfarë plaket në Prishtinë dhe Milano, dy qytete që shërbyen si pista kërkimi dhe eksplorimi? Ngjyrat e fasadave, zakonet, monumentet, parqet, tymi, lëvizja e njerëzve, peizazhi, kokat e qenve endacakë, shëtitjet, legjendat, zhurma, vrapimi, britmat dhe shumë gjëra të tjera ndryshojnë në Prishtinë dhe Milano.

Katër skenat e kësaj performance post-dramatike bashkojnë përvoja të drejtpërdrejta, qofshin ato paradoksale, komike, irracionale apo të çfarëdo lloji tjetër. Por mbi të gjitha, skenat janë argëtuese…

TRAILER:  YouTube

Artikulli (Anna Monteverdi)

Teatër