The Handke Project

VIDEO PROMO

PRESS CLIPS

Nga Jeton Neziraj | Regjia Blerta Neziraj

Aktorë: Arben Bajraktaraj (FR), Ejla Bavćić (BiH), Adrian Morina (RKS), Klaus Martini (IT), Verona Koxha (RKS), Anja Drljević (MNE)

Dramaturge Biljana Srbljanović

Bashkëpunëtore artistike Alida Bremer

Skenografe Marija Kalabic | Kompozitor Gabriele Marangoni | Koreograf: Gjergj Prevazi | Kostumograf Blagoj Micevski | Dizajni i dritave Yann Perregaux | Dizajni I tingullit Leonardo Rubboli | Tempo Reale | Asistent i regjisë Sovran Ndrecaj | Menaxhere e produksionit Aurela Kadriu |  Asistente e produksionit Flaka Rrustemi

Handke Project

-Ose, drejtësi për marrëzitë e Peter-it.

Ku përfundon liria artistike dhe ku fillon nevoja për të qenë politikisht korrekt për një artist? A mund të krijojmë art pa u treguar të pandjeshëm? A mund ta ndajmë artin nga artisti? Këto janë disa nga pyetjet e rëndësishme të ngritura në një produksion të ri nga kompania kosovare teatrore Qendra Multimedia. The Handke Project vjen pas turneut të suksesshëm të shfaqjes Balkan Bordello të Qendrës, e cila u luajt nëpër Evropën Juglindore si dhe në teatrin legjendar të Nju Jorkut La MaMa.

The Handke Project ka për temë qendrore vendimin kontravers për përcjelljen e nderit të të qenit laureat i çmimit Nobel për letërsi tek shkrimtari austriak Peter Handke, përkundër mbështetjes së tij të mirë-dokumentuar për Sllobodan Millosheviqin, i cili vdiq gjatë gjyqit për krime lufte në Hagë. Kjo mbështetje u zgjerua deri në një fjalim të Handkes pranë varrit të Millosheviqit. Në The Handke Project, Qendra merr këtë moment si pikënisje për të eksploruar atë se si çmohet dhe promovohet arti atëherë kur i tejkalon kufijtë e dinjitetit themelor njerëzor, humanizmit dhe etikës.

Për këtë produksion, Qendra ka bashkuar një ansambël pan-evropian të shkrimtarëve, performuesve dhe artistëve nga Kosova, Italia, Gjermania, Serbia e më gjerë, secili prej të cilëve ka sjellë një perspektivë të veçantë në këtë vepër. Këtu përfshihen dramaturgia e njohur serbe Biljana Srbljanoviq e cila do të ndihmojë si dramaturge dhe shkrimtarja kroate me bazë në Gjermani Alida Bremer, e cila në shtypin gjerman ka shkruajtur gjerësisht për Handken.

Handke Project është një performancë teatrore për shkrimtarin që me librat dhe qëndrimet e tij ka fabrikuar e ka përmbysur faktet e luftërave në ish Jugosllavi;  ka nxitur dhe përkrahur ideologjinë e ‘tokës së djegur’, si dhe u ka thurur elozhe poetëve e filmbërësve militantë, të konvertuar në ‘inxhinierë të projekteve gjenocidale’. Në varrimin e kriminelit Millosheviq, Handke i thoshte masës së njerëzve të etur për gjak, se ai “nuk e di të vërtetën” dhe se prandaj është “këtu afër Millosheviqit, afër Serbisë”. Vuajtjen e srbëve Handke e krahasonte me vuajtjen e hebrenjvee në kohën e nacizmit!

Artistë nga Kosova, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Italia, Maqedonia e Veriut, Franca, Mali i Zi e Gjermania diskutojnë e trajtojnë ‘marrëzitë e Peter-it’, nën dritë edhe të luftës në Ukrainë e në një kohë kur shumë institucione kulturore në Evropë po u kërkojnë artistëve nga Rusia, që publikisht t’i shprehin qëndrimet e tyre ndaj luftës në Ukrainë. Një vijë e kuqe është duke u vënë ndaj krejt atyre artistëve rusë që në një mënyrë apo tjetër janë përkrahës të Putinit dhe të luftës.

Ndërkohë, Handke dhe handkistët evropianë vazhdojnë të kalërojnë të lirë, edhe përmbi 8 mij varret e të vrarëve në Srebrenicë.  Prandaj, siç e ka thënë bukur Eric Gordy: Handke është kitsch! Por edhe Nobeli për të është kitsch. E edhe mbështetësit e Handkes janë kitsch. E kitsch është edhe hipokrizia evropiane.

 Informata për turne

03-04 qershor, 2022 | Premiera, Teatri ODA, Prishtinë (Kosovë) https://www.teatrioda.com/

06 qershor, 2022 | Teatri i Dramës Shqiptare, Shkup (Maqedoni e Veriut)

07 qershor, 2022 | Teatri Adriana, Ferizaj (Kosovo) https://business.facebook.com/teatriadriana.ferizaj/

09-10 qershor, 2022 | Teatri Bitef, Beograd (Serbi) https://teatar.bitef.rs/rs

22-24 korrik, 2022 | Teatri Ristori, Mittelfest, Verona (Itali) https://www.mittelfest.org/

25-30 tetor, 2022 | Kosovo Theatre Showcase (Kosovë) https://qendra.org/en/kosovo-theatre-showcase/

14-15 nëntor,  2022 | Teatri Kombëtar i Sarajevës (Bosnjë dhe Hercegovinë) https://www.nps.ba/

16-17 dhjetor, 2022 |  Teatri i Dortmundit (Gjermani) https://www.theaterdo.de/

Shtator-tetor, 2023 | Shtator-tetor, 2023 | Teatro della Pergola (Itali)  https://www.teatrodellapergola.com/

Partnerët dhe mbështetësit:  Allianz Kulturstiftung… for Europe, The Sigrid Rausing Trust, Rockfeller Brothers Fund, Bashkimi Evropian në Kosovë [përmes programit Reconnection 2.0, i zbatuar në bashkëpunim me Heartefakt-in nga Beogradi], Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës dhe Sportit e Kantonit të Sarajevës, Kontrapunkt – Shkup, Teatri ODA – Prishtinë.