Akti i mbramjes me artistin Rron Qena

Sot më 20 shtator, me fillim nga ora 19:00 Termokiss organizon punëtorinë Akti i Mbramjes me artistin Rron Qena.

Përgjatë kësaj punëtorie e cila është e hapur, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë më shumë për teknikat e vizatimit dhe shkathtësi të tjera që lidhen me këtë formë të artit.

Kjo ngjarje mbështetet nga programi Kultura për Ndryshim që financohet e menaxhohet nga Bashkimi Evropian ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe Institut.

Më shumë për ngjarjen: https://www.facebook.com/events/403389490318254/