Diskutim në Hapësirën Motrat në Prishtinë

Me 24 tetor, prej orës 19:00 në hapësirën Motrat në Prishtinë, mbahet diskutim me artistin Dardan Zhegrova dhe kolektivin artistik 17 – Nita Zeqiri dhe Ajete Kërqeli të cilat flasin për punën e tyre të fundit Raffle, e cila vazhdon të jetë e hapur tek Motrat dhe projekte të tjera duke shtjelluar tema si liria e lëvizjes, e drejta për edukim dhe hapësira publike.

Ky projekt nga Haveit u mbështet nga programi Kultura për Ndryshim.

 

Programi Kultura për Ndryshim është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut.