DokuFest – Festivalit Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar

Sonte në Prizren fillon edicioni i tetëmbëdhjetë i DokuFest – Festivalit Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar. Përgjatë gjithë javës, në kuadër të festivalit i cili këtë vit organizohet nën temën “E vërteta”, përpos shfaqjes së filmave, do të ketë shumë diskutime, punëtori e masterklasa.

Jemi shumë krenarë dhe të lumtur që edhe këtë vit vazhdojmë ta mbështesim Dokufest-in përmes programit Kultura për Ndryshim i cili financohet e menaxhohet nga Bashkimi Evropian ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe Institut. Programi është falas dhe të gjithë filmat do të shfaqen në gjuhën origjinale me titra shqip dhe anglisht.

Më shumë për këtë edicion: https://www.facebook.com/events/1050742908452991/

Fotografia: Tuğhan Anıt