Donacion i librit në Suharekë

Sot i dhuruam bibliotekës së qytetit të Suharekës një donacion prej afër 130 ekzemplarësh të titujve të ndryshëm të botuar nga Qendra Multimedia dhe partnerët e vet. Këtë donacion e pranoi z. Beqir Berisha, drejtor i Departmentit Komunal për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Suharekës. Shpresojmë që rikthimi në normalitet do t’i gjejë bibliotekat me një numër më të madh lexuesish dhe mbështetje më të madhe institucionale. #rrinshpi e lexo libra!
Aktiviteti i dhurimit të librave është pjesë e programit Kultura për Ndryshim i cili financohet e menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut.