Donacion i librit në Teatrin e qytetit në Gjilan

Në vazhdën e programit të dhurimit të librave, sot i dhuruam Teatri i Qytetit – Gjilan një pako me mbi 140 ekzemplarë të titujve të ndryshëm të botuar nga Qendra Multimedia dhe partnerët e vet. Për Teatrin e Gjilanit dhuruam kryesisht drama dhe literaturë teatrore, të cilat shpresojmë t’iu shërbejnë në përgatitjen e shfaqjeve të rradhës.
Programi i dhurimit të librave mbështetet nga projekti Kultura për Ndryshim i cili financohet e menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia dhe Goethe Institut.