Donacion i librit në Ferizaj

Gjatë dy muajve të fundit në izolim, kemi vërejtur një rikthim të jashtëzakonshëm tek libri. Sot dhuruam një donacion prej mbi 130 ekzemplarësh të titujve të ndryshëm të botuar nga Qendra Multimedia dhe partnerët e vet për bibliotekën e qytetit të Ferizajt “Sadik Tafarshiku”.

Shpresojmë që rikthimi në normalitet do t’i gjejë bibliotekat me një numër më të madh lexuesish dhe mbështetje më të madhe institucionale.

#rrinshpi e lexo libra ndërkohë që ne do të kujdesemi të dhurojmë libra për sa më shumë biblioteka të qyteteve në Kosovë.

Dhurimi i librave është pjesë e programit Kultura për Ndryshim i cili financohet e menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut.