Donacion prej 60 librave për bibliotekën e shkollës “Dëshmorët e Hasit”

Projekti “Kultura për Ndryshim”, sot me 3 gusht 2018,  i’u bashkua iniciativës “Leximtarët e rinjë” të organizatës “Ec ma Ndryshe” për grumbullimin e librave për krijimin e bibliotekës në shkollën fillore “Dëshmorët e Hasit” në fshatin Kabash të Prizrenit. Iniciativa ka për qëllim krijimin e bibiliotekave nëpër shkolla të ndryshme, sidomos nëpër rajone më rurale të vendit.

Me këtë rast, u dorëzuan 23 tituj me gjithsej 60 libra në vlerë prej 329 EUR. Iniciativa të ngjashme do të vazhdojnë të përkrahen nga projekti “Kultura për Ndryshim”, që gjithashtu ka për qëllim pasurimin e dhe përkrahjen e bibliotekave përmes dhurimit të librave, leximeve publike dhe vizitave të të rinjëve.

 

Programi Kultura për Ndryshim është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut