Edicioni i dytë i Meeting of Styles realizohet me sukses

Qendra për Zhvillimin e Artit – Q’ART është njëra ndër organizatat që ka fituar grant nga programi Kultura për Ndryshim, projekt i financuar nga BE, menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Insitut. Q’ART ka realizuar projektin Meeting of Styles me anë të së cilit është synuar përmirësimi i imazhit të qytetit të Prishtinës përmes formave të artit alternativ.

Gjatë kësaj periudhe ka pasë rrjetëzim dhe shkëmbim kulturor në mes të komunitetit kreativ në Kosovë dhe mbi 100 përfaqësuesve nga më shumë se 30 vende të ndryshme, si dhe fuqizim të platformës për turizëm “Prishtina Urban Tourism”. Këtë edicion festivali e ka filluar duke publikuar thirrjen e hapur për të gjitha shtetet për regjistrimin e artistëve në “Meeting of Styles” Kosova. Ftesës i janë përgjigjur mbi 300 artistë nga vendi dhe mbarë bota. Prej tyre janë përzgjedhur 107 artistë grafikë si pjesëmarrës final për realizimin e veprave në murin e “Rrugës B”. Ndërsa në akvitetet tjera, si: vallëzim, muzikë, beat-box, promovime të produkteve, kanë qenë të përfshirë edhe 22 artistë/performues.

Në këtë edicion kanë marrë pjesë 129 artistë/performues; 97 nga bota: SHBA-të, Kanada, Brazili, Argjentina, Meksika, Guatemala, Rusia, Gjermania, Austria, Anglia, Portugalia, Republika Çeke, Franca, Zvicra, Italia, Belgjika, Holanda, Hungaria, Polonia, Turqia, Bullgaria, Maqedonia. Ndërsa 32 artistë kanë qenë prej qyteteve të ndryshme nga Kosova.

Si rezultat i akviteteve të planifikuara, “Rruga B” nga fillimi e deri ne fund është shndërruar në një atraksion për tu vizituar dhe fotografuar. Kjo do të ndikojë në aspekin social dhe ekonomik të lagjes në pjesën ku është intervenuar. Festivali ka arritë të bëhet një nga ngjarjet kryesore për kulturë në vend duke u transmetuar dhe shpërndarë nëpër mediume/portale të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, posaçërisht ato online. Numri i vizitorëve në të gjithë akvitetet gjatë 3 ditëve ka arritur rreth 5,000, prej të cilëve rreth 500 ishin direkt të përfshirë. Festivali “Meeting of Styles-Kosova” tani është bërë ngjarje tradicionale në vend duke u planifikuar të mbahet çdo vit në Kosovë.

“Meeting of Styles-Kosova”, këtë edicion ka realizuar 5 aktivitete në Prishtinë:

  1. Meeting of Styles Kosovo – “Mes rreshtave” Prishtina 2018
  2. Punëtoria “Urban art” për artistë të rinjë
  3. Performanca në public
  4. Panairi i produkteve urbane
  5. MOS ahengu/muzika