Edicioni i tetë i Festivalit të Artit dhe Traditës Kulturore ETNO FEST

Të shtunën më 1 shtator, në fshatin Kukaj afër Prishtinës nis edicioni i tetë i festivalit të traditës Etno Fest.
Si pjesë e programit të këtij festivali, në Kukaj do të shfaqen performanca teatrore, koncerte të grupeve folkloristike e punëtori të zejeve tradicionale.
Për më shumë informata, ju lutem vizitoni faqen e Etno Fest në Facebook: https://www.facebook.com/EtnoFest/
Ky festival mbështetet nga programi Kultura për Ndryshim.

 

Programi Kultura për Ndryshim është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut