Të enjten më 11 tetor 2018, në galerinë Monet hapet ekspozita shitëse e punimeve të qeramikës. Kjo ekspozitë përmban punimet nga punëtoria e qeramikës e mbajtur me gratë dhe vajzat fshatit Krushë e Madhe. Ky projekt u realizua nga grantisja individuale Vala Blakçori.
Ky projekt u mbështet nga programi Kultura për ndryshim.
Programi Kultura për Ndryshim është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut