Sot në fshatin Gërnçar afër Prizrenit fillon Festivali Multietnik i Kulturës dhe Traditës. Në këtë ngjarje që organizohet nga Plejada do të performohen këngë dhe valle tradicionale nga komunitetet që jetojnë në rajonin e Prizrenit. Ky projekt u mbështetet nga programi “Kultura për ndryshim” që financohet e menaxhohet nga Bashkimi Evropian ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe Institut.