Fillon Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar – ANIBAR

Të hënën më 13 gusht 2018, në Pejë fillon edicioni i 9-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar – ANIBAR. Përveç programit konkurrues të animacioneve, gjatë festivalit ANIBAR do të organizohen edhe programe të veçanta për fëmijë, ligjërata, punëtori animacioni, panele diskutimi si dhe programi i koncerteve. Për më shumë informata rreth programit ju lutem vizitoni faqen: www.anibar.org

ANIBAR është mbështetur nga programi Kultura për Ndryshim.

 

Programi Kultura për Ndryshim është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut