Fondacioni 17 prezanton projektin “Metamorphosis”

Më 6 shtator 2018, në ish-mensën e punëtorëve të ndërmarrjes “Ramiz Sadiku” në Prishtinë (në lagjen Pejton), Fondacioni 17 prezantoi projektin “Metamorphosis” me një ekspozitë dhe performancë multimediale e cila sjelli rrëfimin për këtë objekt të braktisur dhe edhe një herë ktheu në kujtesë të kaluarën e tij të bujshme. Projekti “Metamorphosis” sjellë memorien kolektive, rivitalizon objektin e braktisur për një ditë, duke kthyer vëmendjen tek rëndësia historike e këtij objekti dhe ruajtja e tij.

“Metamorphosis” është mbështetur nga projekti Kultura për Ndryshim.

 

Programi Kultura për Ndryshim është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut