Fondacioni Lumbardhi prezanton performancën dhe videon EE-0

Me 22 shtator 2018 prej orës 19:00, Fondacioni Lumbardhi sjellë performancën dhe videon EE-0 në Kinemanë Lumbardhi. Skripta do të realizohet drejtpërdrejt nga artistja Lala Raščić.

EE-0 është episodi i parë i projektit Europa Enterprise dhe bazohet në metodologjitë dhe konceptet e hulumtimit të projektit, dhe leximet e reja feministe të miteve të themeluara si dhe rishqyrtimin e kuptimit të trashëgimisë kulturore dhe prodhimin e artefakteve për të ardhmen.

Performanca do të përcjellet nga shfaqja e veprës në dy ekrane dhe një koktej rasti.

Ky projekt u përkrah nga programi Kultura për Ndryshim.

Programi Kultura për Ndryshim është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut