Përgjatë muajit nëntor të vitit 2019, Shoqata Artistike MONET ka organizuar dy punwtori tw qeramikës me gratë e mbijetuara nga dhuna seksuale përgjatë luftës së fundit në Kosovw.
Këto dy punëtori përmbyllen me ekspozitën shitëse “Gratë në art” e cila hapet sot më 12 shkurt, 2020 nga ora 19:00 në njërin nga lokalet prapa katedrales “Shën Nëna Terezë” në lagjen Pejton, Prishtinë.
Ju mirëpresim!
Ky projekt është mbështetur nga programi “Kultura për ndryshim” që financohet e menaxhohet nga Bashkimi Evropian ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe Institut.