Hana Zeqa – Organic extimorph

Dje më 5 qershor, dizajnerja Hana Zeqa, ka lansuar videon eksperimentale të titulluar Organic Extimorph. Përmes efekteve të jashtme të cilat shprehen edhe përmes garderobës, synohet të ofrohet një përvojë vizuale e proceseve nëpër të cilat kalon trupi përgjatë përjetimit të stresit dhe ankthit.

Ky projekt është mbështetur nga programi “Kultura për ndryshim” që financohet e menaxhohet nga Bashkimi Evropian ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe Institut. Programi është falas dhe të gjithë filmat do të shfaqen në gjuhën origjinale me titra shqip dhe anglisht.

Për të parë videon dhe mësuar më shumë për projektin, klikoni vegëzën e mëposhtme dhe lexoni tekstin e mëposhtëm:

https://vimeo.com/340268203?fbclid=IwAR1RGq9Ee2klg0Aa3FUiXqrUn5Y0JhgSwctRDrUksNnMYNhOfwPmCzw0oxE