HAPU

Mbrëmë ka filluar edicioni i pestë i festivalit HAPU, me performancën  e Un Loup Pour l’Homme nga Franca e cila u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke vazhduar me performancën e shkurtër nga Ludifico, dhe ecjen e përcjellur nga Team Prap deri tek teatri ODA, me muzikë nga May-Linda Kasumovic dhe Doresa Rexha.

HAPU do të vazhdojë me performanca artistike në hapësirë publike si dhe biseda të ndryshme me artistë/e deri më 18 korrik, 2019. Për më shumë detaje rreth programit të sivjetëm: http://www.hapu.me/sq/ballina

Edicioni i sivjetëm i festivalit HAPU mbështetet nga programi “Kultura për ndryshim” që financohet e menaxhohet nga Bashkimi Evropian ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe Institut.