Kultura për ndryshim showcase

Në kuadër të edicionit të 10-të të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë – polip do të mbahet edhe Showcase i një pjese të përfituesve të skemës së granteve të programit Kultura për Ndryshim.
Gjatë këtij prezantimi, përfituesit e programit Kultura për Ndryshim do të lexojnë, shfaqin e performojnë veprat e tyre.
Prezantuesit e këtij programi janë: Ilir Bajri, Nora Prekazi, Driton Selmani dhe Edis Galushi.Programi Kultura për Ndryshim financohet nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut.