Dje, më 25 nëntor, kishim kënaqësinë të jemi pjesë e aktivitetit përmbyllës të projektit “Libri miku im më i mirë” të organizatës “Rinia Kosovare Evropiane”, i cili është mbështetur nga thirrja e dytë e programit Kultura për Ndryshim, i cili financohet e menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe-Institut.
Përgjatë muajve që lamë pas, në kuadër të këtij projekti janë realizuar një numër i madh aktivitetesh edukative në tri shkolla dhe dy qendra me bazë në komunitet në Komunën e Gjakovës. Ndërsa dje në aktivitetin përmbyllës u ndanë 100 libra për shkollën fillore të mesme të lartë “Fehmi Agani” si dhe shpërblime për nxënës të pesë institucioneve të cilat ishin të përfshira në projekt.