Aktivitetet në Parkun Kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë

Organizata Du Art e përkrahur nga thirrja e parë e projektit Kultura për Ndryshim ka filluar organizimin e aktiviteteve të filmit dhe muzikës në Parkun Kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë.

 

Programi filloi me shfaqjen e filmit “The Ambassador”, me 3 korrik 2018.

Ngjarja është e vendosur në mes të një prej shqetësimeve më të mëdha të këtyre viteve, atë të tregtisë së “Diamantëve të Gjakut” në Afrikë. Ky film tregon historinë histerike dhe tepër të rrezikshme në të cilën niset gazetari danez Mads Brugger.

Ngjarja në Facebook
*******************

Me 14 korrik 2018, filloi programi muzikor me duon Shpat Deda dhe Armend Xhaferi.

Shpat Deda është kantautor i vlerësuar nga Prishtina. Muzika e tij definohet nga zhveshja e intime dhe personale e përvojave të tij jetësore, me tekste që flasin për dashurinë, dëshpërimin, shoqërinë dhe shpresën, të shoqëruara me prapavi të butë të pasur me elemente të popit, rokut, dhe xhazit.

Armend Xhaferi është xhaz kitarist dhe kompozitor i shquar me bazë në Prishtinë. Krahas Shpatit, lista e artistëve me të cilët Armend Xhaferi ka bashkëpunime është e gjatë, e aty përfshihen emra të njohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht si Elina Duni, Eda Zari, Ilir Bajri, Nesim Maxhuni, Robert Jukic, Jure Pukl, Wolfgang Puschnig, e shumë të tjerë.

Ngjarja në Facebook

*******************

Në kuadër të aktiviteteve të projektit, me 16 korrik 2018, në Parkun Kulturor, shfaqet premiera e filmit “Ferdonija”. Pas përfundimit të filmit të shkurtër, do të ketë debat me regjisorin e filmit Gazmend Bajri.

Ngjarja në Facebook
*****************

Të premten, me 20 korrik 2018, shfaqet filmi artistik “Ëngjëjt janë larg” me regji të Gjergj Xhuvani dhe bashkë-producent Fatmir Spahiu.

Në mes të luftës kaotike të Kosovës të vitit 1999, Mario, një prift italian, refuzon të braktisë një duzinë jetimësh shqiptarë në kujdesin e tij.

Përtej Detit Adriatik, Hana shpirtërore dhe atraktive, e lë jetën e saj si një prostitutë, e bën rrugën e saj në të gjithë zonën e betejës ballkanike në shpresën e gjetjes së vajzës së saj të humbur.

Ngjarja në Facebook

**********************

Me 26 korrik 2018, grupi Oborri performon për herë të parë në Gjakovë.

Shfaqjet e Oborrit janë delikate, energjike dhe të paparashikueshme, me bendin që luan këngët e tyre origjinale në gjuhën shqipe, të kombinuara me disa përpunime të ndryshme të artistëve të tjerë.
Duke udhëtuar në zhanre të ndryshme, përfshirë alternative rock, hip-hop, folk, reggae, elektronikë dhe psychedelic rock, muzika e tyre përpiqet të sjellë një eksplorim të pasur sonik dhe lirik.

Ngjarja në Facebook

 

 

Programi Kultura për Ndryshim është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut