O.Taka

“O.TAKA” është balet modern i ndërtuar mbi historinë e valltarit të njohur çam, Osman Taka. Ky balet, shfaq para publikut dëshirën dhe pasionin e këtij kërcimtari të madh, dëshira e fundit e të cilit para varjes ishte pikërisht një valle. Pjesa Kaba – e cila luhet në Klarinetë në Shqipërinë e Jugut do t’i mundësojë publikut të hyjë menjëherë në në atmosferën e shfaqjes. Element i rëndësishëm i kësaj pjese është ‘litari i fatit’ i cili simbolizon litarin i cili qëndron në mendjen e të burgosurve gjatë gjithë kohës në burg. Më vonë shfaqen të burgosurit, ndër ta edhe vetë Osman Taka, prej të cilëve të gjithë kanë nga një engjëll mbrojtës. Shfaqja “O.TAKA” është personifikim në skenë i vuajtjeve, përballjeve dhe sfidave të një kërcimtari të burgosur, të cilit bashkë me burgosjen, i burgoset edhe pasioni dhe dëshira për vallëzim, i burgosen mendimet dhe dëshirat. Pjesa kulmore e shfaqjes është “Vallëzimi i fundit i Osmanit”, i cili i rrethuar nga shokët, do të vallëzoj për herë të fundit vallëzimin e tij hyjnor, i cili përmes vallëzmit do të shpëtojë veten por jo shokët e tij.