Njëra ndër organizatat e pëkrahura nga projekti Kultura për Ndryshim, Hajde Foundation, realizoi me sukses projektin e planifikuar me 7 korrik 2018. Projekti “Shkrepëtima” u prezantua në Runik pranë rrënojave të Shtëpisë së Kulturës.
“Shkrepëtima” është performancë e ideuar dhe drejtuar nga artisti Petrit Halilaj që përfshiu mbi 30 aktorë dhe muzicientë. Skena u animua nga skulptura lëvizëse, projeksione të dritave dhe një skenografi e jashtëzakonshme e krijuar nga Halilaj nga rrënojat e ndërtesës, e inspiruar nga kujtimet kolektive të qytetarëve të Runikut.
Mbrëmja u përmbyll me një koncert të veçantë nga ANDRRA (Fatime Kosumi). Kjo ngjarje ishte ndërhyrja e parë e këtij niveli nga Halilaj në një hapësirë publike.
Programi Kultura për Ndryshim është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut