23 prill 2018
Për nder të Ditës Ndërkombëtare të librit, në kuadër të projektit Kultura për Ndryshim, Qendra Multimedia organizoi dy aktivitete.
Aktiviteti në Ferizaj është mbajtur prej orës 13:00, në bibliotekën e qytetit “Sadik Tafarshiku”
Shkrimtarët mysafirë ishin: Bardh Frangu, Besnik Jaha dhe Dije Demiri. Ata lexuan pjesë nga veprat e tyre më të hershme dhe cituan thënje të autorëve të njohur sa i përket librave dhe rëndësisë së leximit në arsimim dhe demokraci.
Aktiviteti u moderua nga Artë Retkoceri, pjesëtare e ekipit të projektit Kultura për Ndryshim.
Pas leximit, nxënësit dhe poetët zhvilluan një diskutim rreth zhvillimit të poezisë si një formë e artit në Kosovë, rreth poetëve të famshëm vendor dhe ndërkombëtar si dhe kuptimit të poezive të autorëve.
Aktiviteti në Prishtinë u mbajt prej orës 20:00, në hapësirën e Qendrës Multimedia
Shkrimtarët mysafirë ishin: Arbër Selmani, Ardiana Shala, Edi Shukriu, Genc Kadriu dhe Sibel Halimi. Aktiviteti u moderua nga Lura Limani, kryeredaktore e gazetës Prishtina Insight në gjuhën angleze.
Gjatë pjesës së lexmit, autorët recituan pjesë nga veprat e tyre të më hershme dhe ato më të fundit. Diskutimi u zhvillua rreth inspirimit për të shkruar si dhe përdorimi i gjuhës gjatë shkrimit të poezisë.
Pas diskutimit, publiku u argëtua me muzikë nga grupi String String.
Projekti Kultura për Ndryshim është i financuar nga BE dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia dhe Instituti Goethe.