REDO

Edicioni i nëntë i REDO – ngjarjes ndërkombëtare për dizajn grafik dhe art pamor, u mbajt fundjavën që lamë pas, nga 11 deri më 13 tetor. Përgjatë tri ditëve u organizuan biseda, ngjarje muzikore e punëtori nëpër lokacione të ndryshme në qytetin e Prishtinës, të cilat kishin për qëllim të mbledhin së bashku profesionistë dhe ndjekës të fushës së dizajnit grafik dhe artit pamor.

Edicioni i sivjetëm i REDO është mbështetur nga programi “Kultura për ndryshim” që financohet e menaxhohet nga Bashkimi Evropian ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe Institut.

Më shumë për programin e sivjetëm: https://redoprishtina.com/#information