State of Exception: Retrospektiva e Želimir Žilnikut

Përgjatë muajit korrik, në kuadër të programit “State of Exception: Retrospektiva e Želimir Žilnikut” Lumbardhi do të shfaqë gjithsej 13 filma. Filmat e këtij programi janë të përzgjedhur nga karriera e viteve të fundit e regjisorit serb Želimir Žilnik.

Programi fillon më 3 korrik me shfaqjen e filmave Inventory [Inventari] dhe “The Second Generation” [Gjenerata e Dytë], dhe përmbyllet më 27 korrik me shfaqjen e filmit “Logbook Serbistan” [Ditari i Serbistanit]

Ky projekt është mbështetur nga programi “Kultura për ndryshim” që financohet e menaxhohet nga Bashkimi Evropian ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe Institut. Programi është falas dhe të gjithë filmat do të shfaqen në gjuhën origjinale me titra shqip dhe anglisht.

Më shumë për programin: https://www.facebook.com/events/2290850127847594/