Storytelling with pupils

Jemi shumë të lumtur të lajmërojmë zhvillimin e një serie të punëtorive mbi rrëfimtarinë me nxënës të shkollave të 5 komunave të Kosovës. Këto punëtori mëtojnë të nxisin kulturën e leximit tek nxënësit dhe të kuptojnë rëndësinë e të lexuarit në formësimin e tyre intelektual. Punëtoria e parë do të mbahet me nxënësit e shkollës fillore “Dëshmorët e kombit” në Kamenicë të premten më 16 tetor.
Kjo seri e punëtorive zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të programit Kultura për Ndryshim që financohet nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe-Institut.