Vizitë në shkollën “Destan Bajraktari” në Suharekë dhe dhurim i librave

Me datë 22 tetor 2018, në kuadër të projektit Kultura për Ndryshim, Qendra Multimedia organizoi një aktivitet në shkollën fillore “Destan Bajraktari” në qytezën e Suharekës.
E ftuar speciale në këtë aktivitet ishte shkrimtarja për fëmijë dhe të rritur, autore e tre librave për fëmijë dhe tri novelave për të rritur, Drenusha Zajmi – Hoxha. Fëmijët e klasëve të ndryshme patën mundësi të bashkëbisedojnë me shkrimtaren në lidhje me tema të ndryshme, letërsi, shkrim, si dhe të shtrojnë pyetje nga më të ndryshmet. Takimi u vlerësua si shumë i frytshëm si nga ana e fëmijëve ashtu edhe nga shkrimtarja.

Për më shumë Qendra Multimedia, i dhuroi bibliotekës së shkollës 85 libra, botime të Qendrës me tematika dhe zhanre te ndryshme.

 

Programi Kultura për Ndryshim është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut.