Vizitë në shkollën “SHMU 2” në Vushtrri dhe dhurim i librave

Në kuadër të programit Kultura për Ndryshim, sot me 19 dhjetor Qendra Multimedia i bëri vizitë shkollës  “SHMU 2” në Vushtrri. Bashkë me ne ishte edhe shkrimtari i mirënjohur për fëmijë Hajro Ulqinaku, me të cilin nxënësit patën rastin dhe nderin të bashëbisedojnë dhe të shtrojnë pyetje.

Gjithashtu bibliotekës së shkollës i’u dhuruan 101 libra botime të Qendrës Multimedia nga zhanre dhe tematika të ndryshme.

 

Programi Kultura për Ndryshim është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut.