PEER GYNTI NGA KOSOVA

Në dëshirën e tyre për t’u pranuar ata shpesh biejn viktima të shokëve të këqinjë, të cilët ua ofrojnë “sigurinë e munguar”. Peer, personazhi kryesor i kësaj drame, e gjenë vehten të respektuar në një grup shqiptarësh të cilët ia tregojnë atij shkathtësitë kriminale dhe i garantojnë siguri. Megjithatë, pavarësisht kësaj, ai shpejt bie në burg. Gjatë kësaj periudhe në burg, gradualisht fillon procesi i radikalizimit. Religjioni i jep atij kurajo, kuptim në jetë dhe ia forcon vetëbesimin. Këtu drama merret me një problem aktual në shoqëritë tona – radikalizimin religjioz të të rinjëve në burgje. Shumë nga këta të ashtuquajtur ‘luftëtarë të shenjtë’ nga Evropa, të cilët luftojnë në Siri, janë radikalizuar në burgje. Por pavarësisht seriozitetit të temës, shfaqja asnjëherë nuk bëhet patetike apo didaktike. Në fund, publiku e lë shfaqjen jo vetëm i merakosur dhe kuptimplotë, por edhe I argëtuar në mënyrë perkfekte. 

“Publiku në shfaqje e ndjenë që ky Peer Gynt modern jo vetëm se dëshiron të tregoj një rrëfim autentik, por edhe të tregoj një rrëfim të vërtetë, si shembull për krejt shpresat për liri, për lumturinë dhe prosperitetin në Evopën e tanishme. Dhe për dëshpërimin.” 
[Frankfurter Allgemeine Zeitung]