për teatër

Prej themelimit tonë në 2002, ne kemi prodhuar dhe bashkë-prodhuar shumë performanca teatrale, ndër ta: "Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës", "Yue Madeleine Yue", "Hipermarketi Patriotik", "Darka e Fundit", "Lufta në kohën e dashurisë", "Udhëtime për në UNMIKISTAN", "Enea 06", "Beni", "Gamomali", etj.

Ne krijojmë performanca teatrale inovative dhe të freskëta që komunikojnë përtej kufijve gjuhësore dhe kulturore, dhe këto performanca sjellin publik të larmishëm në nivelin lokal dhe ndërkombëtar.

Disa teatro dhe kompani me të cilat kemi bashkëpunuar janë: Volkstheater, Vienë; Kompania e Teatrit Markus Zohner, Lugano; Nomad Theatre, Londër; L'Espace d'un Instant, Paris; Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë; Bitef Theater, Beograd; CZKD, Beograd; Teatri Oda, Prishtinë; Tearti Kombëtar i Shqipërisë, Tiranë; CTC, Shkup, etj.

Produkcionet tona janë prezantuar në shumë festivale anë e mbanë Evropës, por edhe ne Azi dhe Afrikë, midis tyre: Euro-scene Leipzig, Gjermani; Die Besten aus den Osten, Austri; Via Modena, Itali; FIT Lugano, Zvicër; Zoom Festival, Kroaci; Experimental Theatre Festival, Kinë etj..

teatër

  • Shembja e Kullës së Ajfelit

    nga Jeton Neziraj
    Regjisore: Blerta Neziraj
    Aktorë: Adrian Morina, Ernest Malazogu, Shengyl Ismaili, Armend Ismajli
    Koreografë: Violeta Vitanova dhe Stanislav Genadiev
    Kukullat dhe hijet: Clément Peretjatko
    Kompozitor: Gabriele Marangoni
    Dizajni i skenës dhe dritave: Nico de Rooij
    Kostumografe: Marija Papucevska
    Dramaturge: Borka Pavićević

     

Producent Ekzekutiv: Jeton Neziraj
Ass. e produksionit.: Johanna von Lenthe
Ass. kostumografe: Marta Trendafilova
Ass. i skenës dhe dritave: Tim Vermeulen
Koordinator tereni: Ernest Zymberi
Teknik skene: Skender Latifi

Prodhuar nga: Qendra Multimedia (Prishtinë)
Në bashkëpunim me: Qendra për Dekontaminim Kulturor (Beograd), Pushkunst / platformë artistike e pavarur (Milano), Kompania Collapse (Lyon), Teatri Kombëtar i Kosovës (Prishtinë).
Në një tablo bashkëkohore urbane, rrëfehet historia e çuditshme e një europiani I cili kidnapohet nga dy terroristë islamistë për shkakun se ai këmbëngul që t’ua heqë mbulesën nga koka grave myslimane në Paris. Ndërkohë, si në një përrallë nga e kaluara, në një rrëfim paralel, një ushtar otoman merr urdhër nga Sulltani që t’u shpërndajë mbulesa grave ballkanase, të sapo konvertuara në Islam. “Shembja e Kullës së Ajfelit” është një alternativë ndaj fiksimit të mediave kryesore për mbulesën; drama hap debatin për çështjen më thelbësore – ta njohësh dhe ta kuptosh dramën e tjetrit.

***
“Kjo dramë, ka një histori të tmerrshme në thelbin e saj dhe përmban aspekte përrallore. Satira politike është paraqitur me motive të ndryshme poetike. Jose është një pasardhës i Orfeut; ai po ashtu e humb gruan duke e shikuar atë. Një trup si fantazmë me emrin “Osmani i Ri” endet nëpër ëndrrat e Ajshës – një nga ushtarët e sulltan Abdyl Hamidit të Dytë të shekullit 19, misioni i të cilit ishte t’i mbulonte me vel femrat e Europës.”.
(Wolfgang Kralicek, kritik teatri, Vienë)

“Dy fatet paralele për të cilën temat e dashurisë fizike, lakuriqësia dhe feja muslimane janë të ndërthurura së bashku. Gjithë kësaj, i është shtuar edhe një përbërës humoristik: ndërtimi dhe shembja e mëvonshme e Kullës së Ajfellit në miniature e ngritur nga fije shkrepëse, një paraqitje simbolike e një sulmi të planifikuar terrorist.
Një tekst gazmor ku hasim skena burleske, të tilla si ajo në të cilën të dy terroristët paraqiten si maskarenj të vërtetë xhihadist ndërpresin një shfaqje teatrore, edhe më rrënqethëse është skena e torturës në Pakistan, pastaj vijojnë monologjet e grave për mbajtjen e vellos, dhe po ashtu vakia më e njerëzishme e Osmanit kur ai takon Marian dhe zbulon dashurinë.”
(Gilles Boulan, Le Billet des Auteurs de Théâtre)