për teatër

Prej themelimit tonë në 2002, ne kemi prodhuar dhe bashkë-prodhuar shumë performanca teatrale, ndër ta: "Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës", "Yue Madeleine Yue", "Hipermarketi Patriotik", "Darka e Fundit", "Lufta në kohën e dashurisë", "Udhëtime për në UNMIKISTAN", "Enea 06", "Beni", "Gamomali", etj.

Ne krijojmë performanca teatrale inovative dhe të freskëta që komunikojnë përtej kufijve gjuhësore dhe kulturore, dhe këto performanca sjellin publik të larmishëm në nivelin lokal dhe ndërkombëtar.

Disa teatro dhe kompani me të cilat kemi bashkëpunuar janë: Volkstheater, Vienë; Kompania e Teatrit Markus Zohner, Lugano; Nomad Theatre, Londër; L'Espace d'un Instant, Paris; Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë; Bitef Theater, Beograd; CZKD, Beograd; Teatri Oda, Prishtinë; Tearti Kombëtar i Shqipërisë, Tiranë; CTC, Shkup, etj.

Produkcionet tona janë prezantuar në shumë festivale anë e mbanë Evropës, por edhe ne Azi dhe Afrikë, midis tyre: Euro-scene Leipzig, Gjermani; Die Besten aus den Osten, Austri; Via Modena, Itali; FIT Lugano, Zvicër; Zoom Festival, Kroaci; Experimental Theatre Festival, Kinë etj..

teatër

  • "In Paradise Artists Can Fly"

    DIFFRACTION #1
    IN PARADISE ARTISTS CAN FLY
    performancë postdramatike muzikore

    Koncepti dhe kompozimi: Gabriele Marangoni
    Teskti: Jeton Neziraj
    Intervenimet kritike: Anna Maria Monteverdi
    Prodhuar nga: Qendra Multimedia, Prishtinë
    Dirigjent: Dario Garegnani
    Soprano: Federica Napoletani
    Violë: Susanna Tognella
    Harmonikë: Ylenia Volpe
    Perkusione: Komugi Matsukaëa
    Toni dhe ndriçimi: Dargo Raimondi
    Koordinatore për Kosovë: Lendita Idrizi
    Bashkëpunëtor teknik: Denis Berisha

    Foto: Elisabeth Wiegner

     

     

“In Paradise Artists can fly” u realizua si një performanncë ekpserimentale muzikore në Shtator – Nëntor të vitit 2014, me artistë nga Kosova dhe Italia.

Premiera botërore është dhënë në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse reprizat e radhës janë dhënë në Prishtinë, Pejë dhe në Pisa të Italisë.

 

IN PARADISE ARTISTS CAN FLY
“in paradise artists can fly” është tekst postdramatik i krijuar nga 4 skena performative e muzikore të cilat, brenda nocionit të “difraksionit”, krijojnë ndjesi, imazhe, tinguj, e fjalë.
Texti i shkruar i kësaj performance, krijon një kontekts të ri kur ndeshet me ritmet muzikore, me vokalin e sopranos, gjestet e elementet e tjera performative e muzikore. Në të vërtetë, ky ‘kontekst i ri” performativ është eksperimenues dhe rezulltati final është fryt i një procesi hulumtimi dhe harmonizimi të krejt arsenalit krijues që posedojmë; fjalëve, instrumenteve muzikore, trupave të muzicientëve/performuesve, zërit, hapsirës, imazheve e elementeve të tjera.
Duke shkëputur fjalët nga dy përvoja dhe nga dy rrethana të ndryshme, texti ka synuar të bëhet si një shenjë që pasqyron dallimet mes një bote “në lindje”, dhe një bote “në plakje”. Cka lindë dhe cka plaket në Prishtinë e në Milano, dy qytetet që kan qenë dy pistat tona të hulumtimit dhe eksplorimit? Ngjyrat e fasadave, shprehitë njerëzore, monumentet, parqet, tymi, lëvizjet e njerëzve, pejsazhet, kokat e qenve endacak, ecjet, legjendat, zhurmat, vrapimet, klithmat dhe shumëcka tjetër janë ndryshe në Prishtinë e ndryshe në Milano. Cka lindë dhe cka plaket në Prishtinë e në Milano?
4 skena të këtij teksti postdramatik përmbledhin përvoja të drejtpërdrejta; paradoksale, komike, irracionale apo cfardo qofshin ato. Por para së gjithash, janë skena argëtuese…

 

www.youtube.com/watch

www.annamonteverdi.it/digital/diffraction1-in-paradise-artists-can-fly-progetto-performativo-italia-kosovo-di-gabriele-marangoni-e-jeton-neziraj-debutta-il-19-novembre-a-pisa/