Yue Madeleine Yue

Në qendër të kësaj tragjikomedie të absurdit është një familje rome e kthyer me forcë nga Gjermania në Kosovë. Të ndodhur në një realitet të ri, atyre tani u duhet të ballafaqohen me sfidat e shtetit të sapolindur. Vajza rome, Medlin, një ditë bie në një gropë të hapur nga një kompani ndërtimi. Dhe derisa vajza e mbetur në koma, lufton me vdekjen, babai i sajë, në përpjekje për të kërkuar drejtësi, ballafaqohet me zyrtarë byrokratë, biznesmenë, policë e punëtorë ambasadash. Kjo është një dramë politike për pasluftën kaotike në Kosovë, por, para së gjithash, është një dramë për romët e padëshiruar në Evropë. Larg atyre stereotipeve për romët, larg atij ekzotizmit që përcjellë zakonisht temat rome, “Yue Medlin Yue” është një dramë intelegjente që shqyrton në mënyrë të shkëlqyeshme procesin emocional nëpër të cilin sot kalojnë me mijëra rom të Evropës, të cilët u nënshtrohen proceseve të dhunshme të ri-atdhesimit.

“Gjashtë aktorë dhe dy muzikantë, me pak rekuizita sollën një ankth të çastshëm satiro-komik, të dhimbshëm e përlotshëm në një skenë të zhveshur, mbi dysheme.” (Wiener Zeitung, Vienna)

Muzikantë: Gabriele Marangoni, Susanna Tognella
Skenografia dhe dritat: Nico de Rooij
Kompozitor: Gabriele Marangoni
Koreograf: Gjergj Prevazi
Kostumet: Dorothy Barnes

#rriNshpiShikoTeater #QendraMultimedia / www.qendra.org